INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindikata: 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Sindikata: 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Publikuar më: 11:08 26-12-2018

Rreth 80 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit, nën moshën 40 vjeç, kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe kryesisht ata që janë kryefamiljarë, po presin janarin e vitit që vjen për t’u larguar nga Shqipëria.

Disa statistika, që tregojnë situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen punonjësit e Policisë, i janë bërë të ditura Kryeministrit Edi Rama, përmes një letre të Sindikatës së Policisë.

Në letër, shefi i qeverisë informohet mbi situatën aktuale të punonjësve të policisë si dhe i parashtrohen disa kërkesa me karakter ekonomik.

Sindikata e Policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik, – thuhet në shkresë.
Në letër thuhet se kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225