INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e dialogut me Serbinë, ç’pritet të ndodh në Kuvendin e Kosovës

Marrëveshja e dialogut me Serbinë, ç’pritet të ndodh në Kuvendin e Kosovës

Publikuar më: 11:39 26-12-2018

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV për t’u koordinuar për dialogun.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379