INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç i brengosur: Formimi i ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë

Vuçiç i brengosur: Formimi i ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë

Publikuar më: 18:06 30-11-2018

“Janë disa gjëra të cilat thjesht nuk mund t’i lejojmë lidhur me Kosovën”, kështu është shprehur sot presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se për të është lajm kryesor që dikush dëshiron ta rrëmbejë Mitrovicë Veriore, por është edhe deklarata e Kadri Veselit, se Ushtria e Kosovës do të formohet deri në gjysmën e dhjetorit.

“Kjo ngadalë, por sigurisht na dërgon në katastrofë. I lusim njerëzit në Europë dhe në botë të kuptojnë, edhe pse e di se i kanë problemet e tyre, çfarë problemesh do të krijohen nëse dikush nuk merret me këtë.

Këtë e them pa fije humori dhe i brengosur, por jo i frikësuar”, u shpreh Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383