INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverisë Kosovë-Shqipëri acaron Vuçiç, arsyeja

Mbledhja e qeverisë Kosovë-Shqipëri acaron Vuçiç, arsyeja

Publikuar më: 10:28 26-11-2018

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka bërë jehonë edhe në mediat serbe. Pas publikimit të agjendës dhe të temave, që pritet të diskutohen dhe marrëveshjevëe që do të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këtë takim Presidenti serb e ka quajtur si hipokrizi: Përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnjes, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heqë kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike. Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë.”

Article Logic
Execution time: 0.002547025680542