INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa doganore 100% alarmon Vuçiç. Presidenti serb mbledhje urgjente me ambasadorët e huaj

Taksa doganore 100% alarmon Vuçiç. Presidenti serb mbledhje urgjente me ambasadorët e huaj

Publikuar më: 17:57 21-11-2018

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, termë ky  i përdorur për të përfaqësuar SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë dhe Francën.  Agjencia shtetërore “Tanjug”  shkruan se Vuçiç  ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Qeveria vendosi të rrisë taksën doganore për produktet si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë kundër Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936