INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vendimit të INTERPOL, Kosova i shpall luftë Serbisë. Rrit me 100% taksën doganore

Pas vendimit të INTERPOL, Kosova i shpall luftë Serbisë. Rrit me 100% taksën doganore

Publikuar më: 16:09 21-11-2018

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia. Ky vendim pason atë të marr pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave ku u vendos një takse në masën 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Kjo masë solli reagime të ashpra në Serbi. Vendosja e taksës prej 100 për qind, sipas zyrtarëve në Prishtinë, ishte një kundërpërgjigje që Kosova i bën politikës agresive të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe diplomacisë serbe te vendet e caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Dhe duket se kundërpërgjigja e Prishtinës nuk do të ndalet me kaq. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë publik faktin se të tjera masa do të merren së shpejti. Hoxhaj tha se vendimi për rritjen e taksës së importit, bëhet për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës .
“Serbia po vazhdon fushatën e saj agresive kundër Kosovës në fushën ndërkombëtare. Ajo gjithashtu është duke minuar procesin e normalizimit. Për të mbrojtur interesin tonë vital, Qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë taksën doganore 100 për qind. Masa të mëtejme do të publikohen se shpejti”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482