INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia i del për zot Serbisë. Luftë të fortë diplomatike kundër njohjes së Kosovës

Rusia i del për zot Serbisë. Luftë të fortë diplomatike kundër njohjes së Kosovës

Publikuar më: 18:09 09-11-2018

Miku më i madh i Beogradit, Rusia duket se ka nisur një luftë të fortë diplomatike në arenën ndërkombëtare kundër njohjes së Kosovës duke pretenduar se ajo është pjesë e Serbisë . Zyrtarët e lartë të Moskës kanë sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përkrahin krijimin e ushtrisë së Kosovës ndërsa shprehen se mirëpresin tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet nga vendet e tjera. Lobimit të fortë të Serbisë në këtë drejtim i është bashkuar kështu edhe Moska. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të premten se përpjekjet e BE për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës kanë dështuar. Sipas Lavrov, Shtetet e Bashkuara po "po e detyrojnë çështjen e themelimit të një ushtrie për Kosovën. "Është e qartë se përpjekjet e BE kanë dështuar, sepse Prishtina refuzoi të zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tani," tha Lavrov. Sipas ministrit rus përpjekjet e Prishtinës për të formuar ushtrinë e vet përfaqësojnë shkeljen më të ashpër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përveç kësaj, diplomati rus tha se Prishtina po ushtron presion nga jashtë, dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara. Pas takimit të tij me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Bashkimit të Komoros, vend afrikan, i cili ishte të enjten në Beograd, Lavrov theksoi se Rusia e mirëpriti vendimin e atij vendi për të tërhequr njohjen e Kosovës. "Natyrisht, e mirëpresim këtë, Rusia do të vazhdojë të veprojë në përputhje me vendimet e marra nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në të ardhmen dhe mbi të gjitha po i referohem Rezolutës 1244, e cila kërkon që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, duhet të merret në përputhje me atë rezolutë, "tha Lavrov.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994