INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta-Ruçi bëhen bashkë për Kosovën[VIDEO]

Publikuar më: 11:04 16-11-2018

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë për Kosovën. Ruçi ka bërë thirrje nga kuvendi që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën si të pavarur.

"Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë globale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës," tha Ruçi.

Meta në veçanti kërkoi që Shqipëria të nxitë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksua se vendi ynë ndikon në paqen e Ballkanit.

"Shqipëria është kontribuese e palodhur për paqen në rajon. Shqipëria luan rolin konstruktiv në nxitjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë," deklaroi Ilir Meta

Deklaratat u mbajtën në Kuvendin e Shqipërisë gjatë Sesionit të Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283