INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova nuk pranohet në INTERPOL. Votimi zhgënjen Prishtinën, krekoset Beogradi

Kosova nuk pranohet në INTERPOL. Votimi zhgënjen Prishtinën, krekoset Beogradi

Publikuar më: 16:38 20-11-2018

Kosova nuk ka arritur të anëtarësohet në INTERPOL pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme. Në raundin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër dolën 56, kurse 22 abstenuan. Në votimin e dytë Kosova mori 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Dy vende shumë të largëta patën më shumë fat se Kosova pasi arritën të bëhen pjesë e INTERPOL. Kiribatu, një republikë ishullore në Paqësorin Qendror me 116 mijë banorë dhe dhe Republika Vanuatu në jug të Oqeanit Paqësor u bën dy anëtaret e reja. Institucionet e Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer për mos anëtarësimin e vendit në INTERPOL. Për qeverinë e Kosovës fushata e egër e Serbisë dëshmoi edhe njëherë se ajo është kundër idesë së normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit duke u shprehur se krekosjet e Beogradit nënkuptojnë më shumë hapësirë për terrorizmin e kriminalitetin.

HashimThaci
Sot, me rastin e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk kishte fitues. Krekosjet e Beogradit nënkuptojnë hapësirë më shumë për terrorizmin, kriminalitetin, trafiqet e kontrabandës dhe migrimin ilegal. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë.


Ndërkohë Serbia nuk e ka fshehur aspak gëzimin. Madje presidenti Aleksandër Vuçiç nuk vonoi të falënderonte të gjitha vendet që sipas tij ndihmuan Serbinë

Aleksandër Vuçiç
Unë jam krenar për luftën e Serbisë, shtet i vogë pa shumë para dhe fuqi në botë, që ka arritur të zgjedhë kundër forcave të fuqishme të botës dhe të tregojë se sa ia vlen të mbash integritetin dhe pavarësinë tënde.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas votimit duke theksuar se dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është humbje për gjithë rajonin. Prishtina ka aplikuar edhe në të kaluarën për anëtarësim në Interpol gjatë viteve 2010, 2015 dhe 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998