INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nikolla Gruevski fiton azil në Hungari: Nuk i ika drejtësisë por përndjekjes politike

Nikolla Gruevski fiton azil në Hungari: Nuk i ika drejtësisë por përndjekjes politike

Publikuar më: 17:31 20-11-2018

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski bën të ditur se kërkesa e tij për azil politikë në Hungari është pranuar kanë pranuar nga autoritetet e vendit. Përmes një njoftimi në facebook ish-lideri i VMRO-DPMNE thotë se është larguar pasi ka qenë viktimë e përndjekjeve të qeverisë.
“Sot, Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-së, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për marrjen e azilit politik për shkak të persekutimit tim në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën për azil politik kanë theksuar se të njëjtën e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga Qeveria e re e udhëhequr nga partia LSDM”-shkruan Gruevski
“Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metoda tjera demokratike ndërkombëtare vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjitha viktimat tjera të ndjekjes politike në Maqedoni”, deklaron zyrtari i dënuar nga gjykata me dy vite burg për korrupsion. Ai akuzon qeverinë e Zaev se ka mbjell kaos në Maqedoni. Gjykata dhe prokuroria sipas ish-kryeministrit përdoren si një mjet politik i qeverisë për arritjen e qëllimeve politike dhe shantazhit. Njoftimi i Gruevskit vjen vetëm disa çaste pasi Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë i ka dërguar autoriteteve të Hungarisë kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Kërkesa për ekstradim mbështetet në vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, e cila e ka dënuar Gruevskin me dy vjet burgim, për shpërdorimit të detyrës zyrtare, por edhe për katër procese tjera gjyqësore që po zhvillohen kundër tij. “Republika e Maqedonisë kërkon që personi, Nikolla Gruevski të ekstradohet dhe duke marrë parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkojmë që i njëjti të ndalohet dhe të mbahet në paraburgim për faktin se kundër të njëjtit është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Gruevski se ndaj tij ka pasur kërcënime për jetë. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u arratis javën e kaluar drejt Hungarisë.

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814