INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratisja e Gruevskit, Shehi: Iku se është i shkurtër, Rama e ka të vështirë të largohet

Arratisja e Gruevskit, Shehi: Iku se është i shkurtër, Rama e ka të vështirë të largohet

Publikuar më: 10:27 20-11-2018

Largimi i ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski është komentuar dhe nga politikanët shqiptarë. Një ndër tyre është dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Në një studio televizive, në formë batute ai është shprehur se Gruevski ia ka dalë të largohet pa u vënë re për shkak edhe të shtatit të tij të shkurtër.

Ai ka bërë dhe një paralelizim me kryeministrin Edi Rama. “Gruevski iku kollaj se është i shkurtër…por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë”, është shprehur Shehi.

Më parë Presidenti Ilir Meta, duke komentuar arratisjen e Gruevskit, është shprehur se, largimi i tij është marrje e fajësisë së tij. "Ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, ka thënë Meta.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939