INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm në Bruksel. Autori qëllon me thikë oficerin e policisë duke thirrur 'Allahu akbar'

Sulm në Bruksel. Autori qëllon me thikë oficerin e policisë duke thirrur 'Allahu akbar'

Publikuar më: 10:20 20-11-2018

Duke thirrur “Allahu albar” burri sulmoi me thikë dy policë që ndodheshin jashtë një stacioni policor në Bruksel.  Një oficer u plagos nga sulmuesi ndërsa kolegu i tij hapi zjarr ndaj autorit. Raportohet se polici i plagosur nuk është në rrezik për jetën. Autori i sulmit mbeti i plagosur në gjoks pasi u qëllua nga një oficer policie. Ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

polici_bruksel.jpg

I dyshuari nuk konsiderohet si një terrorist por njihet nga gjykatat belge si person i lidhur me trafikimin e armëve. Policia e Brukselit ka konfirmuar sulmin ndaj zyrtarit të saj. Ministri i Brendshëm belg Jean Zambon e konsideroi sulmin si një "veprim frikacak ndaj policisë". Sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.

sulmi_bruksel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583