INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj kundërshton Kurz: Kosova nuk kërkon mëshirë

Haradinaj kundërshton Kurz: Kosova nuk kërkon mëshirë

Publikuar më: 17:50 06-11-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ndan të njëjtin qëndrim me kancelarin austriak. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sebastian Kurz , Haradinaj u mjaftua me pak fjalë por pas mbledhjes së qeverisë bëri të qarta qëndrimet e tij . Kreu i qeverisë tha se i ka bërë me dije kancelarit austriak se çështja e shkëmbimit të territoreve Kosovë–Serbi është e vdekur. Haradinaj ka përsëritur se një shkëmbim i mundshëm i territoreve do të sillte trazira në Ballkan.
“Çështja e shkëmbimit të territoreve është e vdekur sepse një gjë e tillë nënkupton trazira në Ballkan dhe këtë ia kam thënë edhe kancelarit austriak. Një pjesë e Bashkimit Evropian mendon se lëvizja e territoreve apo falja e një pjesë e diskutimeve në tavolinë. Por kjo nuk mund të jetë sepse para së gjithave duhet të jemi vetvetja. Nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë nuk jemi shteti që jemi prezantuar dhe njohur”, tha Haradinaj.
Kurz tha se është skeptik në transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa kryeministri Haradinaj deklaroi se ka plot që janë skeptikë, por Kosova nuk po kërkon mëshirë.
“Ka shumë skeptikë për ushtri por ne nuk kërkojmë mëshirë si Kosovë, por partneritet”. Për Haradinajn liberalizimi i vizave, ka shpresa se do të ndodhë shpejt, por ai ka shtuar gjithashtu se disa mendojnë që s’është koha e përshtatshme për t’u realizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127