INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë me maksimumi 50 mijë lekë në muaj

Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë me maksimumi 50 mijë lekë në muaj

Publikuar më: 17:25 06-11-2018

Se vendi ynë është i varfër këtë të gjithë e dimë, por që më shumë se gjysma e familjeve shqiptare të jetojnë më pak se 50 mijë lek në muaj këtë nuk e dinim.
Nga 17-50 mijë lekë në muaj. Kjo është shuma e të ardhurave që jetojnë jo pak, por 52% e familjeve të intervistuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të vrojtimit “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve shqiptare”.
Banka Qendrore intervistoi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, ku rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit për periudhën e 6-mujorit të parë të këtij viti. Sondazhi tregoi se pjesa më e madhe e familjeve, rreth 52% (e pandryshuar krahasuar me 6- mujorin e dytë 2017) vijon të mbeten në nivelin “17-50 mijë lekë”, ndërsa rreth 27% (1% më pak se 6-mujorin e dytë 2017) i përkasin nivelit të të ardhurave mujore “50-100 mijë lekë”.
Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më pare”, theksohet në sondazhin e BSH-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652