INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga Rusia, Macron kërkon krijimin e një ushtrie europiane

Frika nga Rusia, Macron kërkon krijimin e një ushtrie europiane

Publikuar më: 17:25 06-11-2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se evropianët nuk mund të jenë të mbrojtur pa një “ushtri të vërtetë evropiane”, teksa afrohet ceremonia kryesore e përvjetorit të 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një vizitë në ish Frontin Perëndimor në Verdun, ai ka thënë se Rusia ka treguar që mund të jetë kërcënim dhe se Evropa duhet të jetë në gjendje “të mbrojë veten e vetme”.

Presidenti francez edhe më parë ka propozuar krijimin e forcës për misione në kohë krizash.

Macron ka paralajmëruar evropianët se nuk mund të varen më nga Shtetet e Bashkuara në aspektin e mbrojtjes.

"Ne duhet të mbrojmë veten me gjithë respektin që kemi për Kinën, Rusinë apo edhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai për radion franceze, Europe 1.

“Kush është viktima kryesore? Evropa dhe siguria e saj. Unë dua të ndërtoj një dialog të vërtetë për sigurinë me Rusinë, shtet për të cilin kam respekt, mirëpo neve na duhet patjetër një Evropë që mund ta mbrojë veten pa pasur varësi nga Shtetet e Bashkuara”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pati përkrahur idenë e një force në muajin qershor, mirëpo ka deklaruar se ajo do të duhej të ishte pjesë e strukturës “për bashkëpunim ushtarak”.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598