INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rotacioni politik, po aq i nevojshëm se para 30 viteve

Basha: Rotacioni politik, po aq i nevojshëm se para 30 viteve

Publikuar më: 17:13 06-11-2018
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Maliqi krahasoi qeverinë me regjimin stalinist. Ai ju tha fermerëve se subvencionet për ta nuk mund të vijnë nga kjo qeveri, pasi paratë e shtetit janë përqëndruar në duart e oligarkëve, banditëve dhe politikanëve, që sipas tij e konsiderojnë Shqipërinë çiflig të tyre. “Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rotacion politik, pa një transformim total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Para 30 vitesh ata e kishin bërë Shqipërinë kopësht zoologjik të stalinizmit. Edhe sot këta 15 Banditë e oligarkë e konsiderojnë gjithë Shqipërinë çifligun e tyre", tha ai. Kryedemokrati Basha ka prezantuar dhe alternativën e Partisë Demokratike për bujqësinë, ku veçoi subvencionet direkte dhe investimet në infrastrukturë.
Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654