INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vendosnin gjoba bizneseve, prangosen shqiptari dhe bashkëpunëtori italian

U vendosnin gjoba bizneseve, prangosen shqiptari dhe bashkëpunëtori italian

Publikuar më: 16:59 06-11-2018

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar dhe një italian që bashkëpunonte me të. Roland Gurabardhi, një shqiptar 24 vjeç ,i njohur në qarqet kriminale të Sestri Ponente, u arrestua për krimin e grabitjes. Akuzat e ngritura kundër tij pas hetimit, janë të rënda: ai përdorte në mënyrë të përsëritur dhunën dhe kërcënimet ndaj dy tregtarëve në nevojë të zonës Sampierdarena në mënyrë që të merrte shumën e parave të huazuar padrejtësisht. Kërcënimet ndaj viktimave bën që një biznesmen të organizonte zhdukjen e tij për ti shpëtuar presioneve psikologjike. Hetimet kanë nxjerrë në pah emrin e një italiani të lidhur me shtetasin shqiptar. Umberto Barletta, 29-vjeçar, një tregtar gjenovez, i cili ka shërbyer si një mjet për marrjen e kredive nga viktimat dhe, më vonë, për fazën e rikuperimit të shumave të parave të huazuara. Për këtë veprimtari ai është arrestuar së bashku me shqiptarin. Hetimet po vazhdojnë për të konstatuar përfshirjen e subjekteve të tjerë në veprimtarin kriminale dhe, mbi të gjitha, nëse ka viktima të tjera të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336