INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tatimet konstatojnë shkelje! Në 1 muaj gjobiten mbi 1.400 biznese

Tatimet konstatojnë shkelje! Në 1 muaj gjobiten mbi 1.400 biznese

Publikuar më: 17:21 02-11-2018

Tatimorët kanë kryer kontrolle për gjatë muajti tetor në 4170 biznese. Gati 1/4- ta e tyre, afro 1422 nga to rezultuan me shkelje. Për pasojë u morrën shumë masa administrative. Vlera e gjobave për këto subjekte arriti në 45 milionë lekë. Operacioni u zhvillua në bizneset që ushtrojnë veprimtari ekonomike në qendrat e qyteteve, Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. 

Më konkretisht, 18 bizneseve iu bllokuan ambientet për 30 ditë për moslëshim kuponi tatimor, kapur për herë të dytë. Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale.
335 biznese janë konstatuar se nuk lëshonin kuponin tatimor dhe 344 të tjerë se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;
163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;
106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383