INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë vit 1 në 3 biznese përdorën euron! Arsyet…

Këtë vit 1 në 3 biznese përdorën euron! Arsyet…

Publikuar më: 10:55 18-10-2018

Euro këtë vit ka rënë shumë dhe monedha jonë, leku u fuqizua ndjeshëm. Ndaj me shumë të ngjarë kjo është arsyeja që bizneset e të gjitha kategorive kanë rritur përdorimin e valutës në transaksionet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 në krahasimin me te njëjtën periudhë të një viti më parë. Përdorimi i valutës si në shërbimet bankare dhe ato jashtë bankave nuk ka mundur të ndalet edhe pse Banka e Shqipërisë u angazhuar për deuorizimin e ekonomisë së vendit.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 37.7% e ndërmarrjeve të mëdha në vend pohuan se e kryenë aktivitetin tyre në valutë në gjashtëmujorin e parë të vitit, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Rritje të përdorimit të euros u vu re edhe në kategoritë e tjera të biznesit, pasi përdorimi i valutës ishte dominant për rreth 18% të bizneseve të nivelit të mesëm nga 15.3% që ishte në janar-qershor 2017. Gjithashtu është rritur edhe numri i bizneseve që më herët përdornin vetëm monedhën vendase dhe tani “gërshetojnë” lekun edhe valutën për transaksionet e aktivitetit të tyre, pasi 21% e bizneseve pohuan se i përdorin të dyja në krahasim me 14%, që ishin më 2017.
Përdorimi i valutës është zgjeruar edhe në bizneset e vogla, por me ritme më të ulta se në dy kategoritë e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0031208992004395