INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim sa shumë e duan shqiptarët euron

Studim sa shumë e duan shqiptarët euron

Publikuar më: 10:48 27-07-2018

Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e duan monedhën vendase lekun. Banka Qendrore Europiane renditi serbët dhe shqiptarët si më të pasionuarit në Rajonin e Ballkanit për përdorimin e euros. Kjo kuptohet qartë nëse sheh kursimet e tyre. Sipas të dhënave që i përkasin vitit 2017, serbët mbajtën në monedhën euro 64.2% të kursimeve të tyre në banka, kurse shqiptarët u renditën të dytët me 43.2% të kursimeve totale në euro. Pra turqit preferojnë më pak përdorimin e euros në rajonin tonë pasi vijojnë të kenë të orientuar pjesën më të madhe të tregtisë dhe shërbimeve në dollarin amerikan.

Banka Europiane thekson se euro vijon të jetë prezente në vendet jashtë zonës së euros më shumë në sektorin e tregtisë, importeve dhe eksporteve se sa në kursime dhe depozita. Banka ka bërë dhe parashikime dhe sqaron se prezenca e euros në shërbimet bankare do të vijë në ulje në vijim për shkak të angazhimeve që kanë marrë vendet jashtë BE për të përdorur monedhat e tyre kombëtare.
Shqipëria është bërë pjesë e këtij procesi, pasi muajin e kaluar kanë hyrë në fuqi disa masa për forcimin e lekut. Banka e Shqipërisë ka rritur kostot për euron dhe ka ulur ato për lekun. Gjithësesi në rang global euro është monedha e dytë më e fortë pas dollarit amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273