INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, reagon Basha: Me Xhafën krimi vuri nën kontroll policinë...

Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, reagon Basha: Me Xhafën krimi vuri nën kontroll policinë...

Publikuar më: 10:19 27-10-2018

Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së papritur të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi.

"Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit", shkruan Basha në postimin e tij.

 

bashaaaasss.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041999816894531