INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë në Mat, flet Basha: Do bëj referendum për dënimin me vdekje...

Vrasja e trefishtë në Mat, flet Basha: Do bëj referendum për dënimin me vdekje...

Publikuar më: 11:22 13-10-2018

Lulzim Basha ishte dje në Mat nga ku ka vizituar familjarët e viktimave të sulmit në fshatin Shëlli. Nga sulmi në Mat mbetën të vdekur 3 punonjës bashkie që ishin në krye të detyrës.

Basha është pyetur nga mediet nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri. Kreu i demokratëve është përgjigjur se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

"Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin."

 

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656