INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dhunoi' Xhisiela Malokun, djali i deputetit të PS kërkon 'lirinë'

'Dhunoi' Xhisiela Malokun, djali i deputetit të PS kërkon 'lirinë'

Publikuar më: 10:53 13-10-2018

Djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja ka kërkuar përmes avokatit të tij për lirimin nga paraburgimi.

Rraja do të dalë sërish në Gjykatë për dosjen "Xhisiela", por kësaj radhe në gjykatën e Apelit Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Ndërkohë Xhisiela Maloku pas deklaratës së saj ku Rexhep Rraja e kishte dhunuar, në një dalje publike në medie, e ndryshoi deklaratën duke mohuar çdo gjë. Ajo ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë Gjykata pas kërkesës së bërë nga Rexhep Rraja.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165