INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macron, jo zgjerim të BE

Macron, jo zgjerim të BE

Publikuar më: 13:51 17-05-2018

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka folur presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili tha qartë, që nuk është pro zgjerimit të BE. Me këtë mund të themi se vendit tonë i prihen shpresat nga një nga më të fuqishmit në BE, Franca. 

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit më të madh. Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Nuk jam në favor të lëvizjes drejt zgjerimit para se të kem të gjitha sigurinë e nevojshme dhe para se të bëj një reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian”, u shpreh Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717