INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macron duhet të 'nxjerrë lepurin nga kapelja' për të bindur Trump

Macron duhet të 'nxjerrë lepurin nga kapelja' për të bindur Trump

Publikuar më: 11:49 24-04-2018

Pas madhështisë në dukje të realizimit të një vizite të plotë shtetërore, Presidenti francez Emmanuel Macron ka një mision shpëtimi. Ai ka mbërritur në Uashington për të bindur Presidentin Donald Trump që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore të Iranit. “Por pavarësisht nga ngrohtësia e dukshme e marrëdhënieve midis dy udhëheqësve, ai po përballet me një luftë të vështirë”-analizon CNN. Nuk është vetëm udhëheqësi francez ai që do të shpëtojë paktin: Kalorësia do të mbërrijë të premten. Bëhet fjalë për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mund të pasohet nga një komunikim me kryeministren britanike Theresa Mey, edhe pse kjo ka shumë mundësi të realizohet përmes një telefonate. Edhe me përpjekjet lobuese të nivelit të lartë evropian, dhe progresin e bërë nga negociatorët, burimet brenda dhe afër administratës së Trump thonë për CNN se Shtëpia e Bardhë, në varësi të reagimit të presidentit, i cili dihet se është gjithnjë impulsiv, mund të largohet nga marrëveshja. "Vendimi për t'u larguar është marr pak a shumë", tha një burim i njohur, duke ju referuar mendimit të administratës mbi marrëveshjen me Iranin. Administrata "është pozicionuar në atë mënyrë, por është duke e parë mundësinë e ndryshimit të qëmdrimit gjithmonë në rast se evropianët do të jenë në gjendje të nxjerrin lëshime nga Irani". Shanset për këtë, sipas burimit duken të pakta. "Mendimi i administratës ishte se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Macron dhe Merkel vijnë në qytet dhe tregojnë se janë të aftë 'të nxjerrin lepurin nga kapelja'. Burimet i thanë CNN-së se negociatorët amerikanë dhe evropianë po punojnë shumë për të arritur një marrëveshje mbi atë se si të mbajnë Shtetet e Bashkuara brenda paktit ndërkombëtar. Ata kanë gjetur marrëveshje për disa çështje që do të jenë pjesë e një shtojce të marrëveshjes së Iranit, por bllokada kryesore mbetet afati përfundimtar i vendosur nga Trump, 12 maj për të rregulluar paktin. 

Irani po lobon shumë

Iranianët janë gjithashtu të angazhuar në përpjekjet e tyre të lobimit të nivelit të lartë. Ministri i jashtëm i Teheranit, Mohammad Javad Zarif, vizitoi Nju Jorkun të dielën, duke ofruar intervista dhe shkroi të hënën në Twitter duke ofruar mbështetje për presidentin francez Macron. "Presidenti Macron është i saktë kur thotë se nuk ka 'Plan B' për JCPOA," shkroi Zarif të hënën. "Është e gjitha ose asgjë, udhëheqësit evropianë duhet ta inkurajojnë Presidenti Trump jo vetëm për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, por më e rëndësishmja, që të fillojë zbatimin e pjesës së tij të marrëveshjes në mirëbesim". Zarif tha se SHBA nuk i ka mbajtur detyrimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore, duke lënë iranianët të zhgënjyer.

Article Logic
Execution time: 0.0043230056762695