INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e John Kennedy, eksperti: Presidentin e vrau një bos i frikshëm i mafias [EMRI]

Vrasja e John Kennedy, eksperti: Presidentin e vrau një bos i frikshëm i mafias [EMRI]

Publikuar më: 17:48 21-11-2018

Kanë kaluar 55 vite nga 22 nëntori i 1963, kur Presidenti amerikan John F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Oswald, teksa ishte duke hipur në një autokolonë presidenciale në Dealey Plaza, Dallas.

Ish anëtari i marinës amerikane Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e Kennedy dhe një komision i pavarur zbuloi se ai veproi i vetëm kur e vrau Presidentin, por sipas pretendimeve tronditëse të një eksperti, ky ekzekutim është organizuar nga një bos i njohur i mafias.

Eksperti njëjtë si shumë amerikanë pretendon me bindje se Lee nuk kishte vepruar i vetëm dhe nuk besojnë në versionin zyrtar të ngjarjeve. Mark Shaw, i cili po heton vdekjen e gazetarit Dorothy Killgallen, pohon se vrasja e Presidentit u organizua nga një bosi i frikshëm mafioz i njohur si “The Godfather”.

Shaw pretendon se goditja u organizua si hakmarrje për Kennedin.

Ai i tha ekskluzivisht për Daily Star Online se ishte mafiozi Carlos Marcello që organizoi vdekjen e Kennedy dhe Dorothy Killgallon.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311