INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le Figaro: Mafia shqiptare po shpreson të përfitojë nga anëtarësimi vendit në BE [FOTO]

Le Figaro: Mafia shqiptare po shpreson të përfitojë nga anëtarësimi vendit në BE [FOTO]

Publikuar më: 13:41 03-11-2018

Mafia shqiptare është kthyer në një shqetësim për autoritetet franceze.

E përditshmja franceze “Le Figaro”, bazuar në një dokument të Ministrisë së Drejtësisë së Francës shkruan se mafia shqiptare ka rritur prezencën e saj në këtë shtet.

‘Bandat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real. Mafia shqiptare po shpreson që të përfitojë nga integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian për të rritur aktivitetin e saj në Francë’ shkruan “Le Figaro”.

Në Francë, sipas artikullit, këto grupe kriminale e kanë përqendruar aktivitetin e tyre kriminal në tre sektorë kryesorë: vjedhjet, drogat dhe kontrabandimi i emigrantëve.

Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal. Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.

Kujtojmë se Franca dhe Holanda janë shtetet kryesore më skeptike sa i përket anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

foto.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822