INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministri Shehu shpjegon përse mjekët janë “specie në zhdukje”

Ish-ministri Shehu shpjegon përse mjekët janë “specie në zhdukje”

Publikuar më: 13:33 03-11-2018

Ish ministri i Shendetësise Tritan Shehu shkruan në facebook se sistemi shendetesor në Shqipëri është në kolaps dhe në gjendje vërtet shqetësuese.

Këtë sipas deputetit të PD, e konfirmojnë edhe shifrat e studimit të fundit ku thuhet se raporti i numit të mjekëve për banorë ka shkuar në 1 me 1000, nivele këto që sipas tij krahasohen vetëm me vende të pazhvilluara të Afrikës Qendrore.

Sipas Tritan Shehut kjo nuk është e lidhur vetëm me pagesat e ulta që mjekët marrin por me një seri problemesh në këtë sektor që po i detyron edhe 78% te mjekëve ekzistues të largohen nga vendi:

Deputeti rendit disa arsye perse gjendemi në këtë situatë.

1-Sistemi yne shendetesor renditet i fundit ne Europe per “kujdesin ndaj pacientit” me nje varferi ekstreme ne financim e pak elemente sociale, koncentrim te sherbimeve ne pak qendra, numer shtreterish (2,2 per 1000 banore), specialitetesh (reth 200), disa here me ulet se mezataret europiane etj.
2-Nuk artikulohet asnje strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndermarje”, autonomia institucionale etj.
3-Paresori eshte nje instrument i centralizuar per qellime politike e abuzive.
4-Farmaceutika ka nje liste medikamentesh qe rambursohen disa here me te vogel se ne vendet europiane ne numer e vlere.
5-Siguria medikamentoze eshte cenuar nga prejardhja ne shumice e tyre jashte prodhuesve te “origjines se sigurte”, jo me prioritet cilesine por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e nje kontrolli cilesor etj, duke prekur se pari alternativat e para.
6-Mjeket nuk e gjejne vehten ne kete sistem, qe nuk u siguron mjaftueshem nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjine, “arsenalin” farmakologjik, literaturen, te ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869