INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim për mashtrim, italiani kapet në Tiranë [VIDEO]

Në kërkim për mashtrim, italiani kapet në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 12:39 03-11-2018

Një 47-vjeçar italian është vënë në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet me dije se Pasquale Scalise ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Article Logic
Execution time: 0.0018620491027832