INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dielën bllokohet qarkullimi në Tiranë. Ja çfarë do të ndodhë [FOTO]

Të dielën bllokohet qarkullimi në Tiranë. Ja çfarë do të ndodhë [FOTO]

Publikuar më: 13:25 03-10-2018

Ditën e diel qarkullimi në Tiranë do të bllokohet. Policia nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve dhe shumica e rrugëve do të jenë të bllokuara, kjo si pasojë e maratonës që do të zhvillohet në kryeqytet.

Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se maratona do të zhvillohet në dy pjesë të qytetit, në zonën urbane si dhe në zonën e parkut të Liqenit.

Trafiku në Tiranë do të jetë i bllokuar nga mëngjesi deri kur të ketë kaluar zonën e "finishit" personi i fundit që do të marrë pjesë në maratonë.

Veliaj gjithashtu tha se maratona është një biznes i jashtëzakonshëm për qytetin, teksa njoftoi se do të ketë pjesëmarrës nga 40 vende të botës.

 

maratoanetrr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766