INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqërohet në polici Eni Çobani. Juristja akuzohet për...

Shoqërohet në polici Eni Çobani. Juristja akuzohet për...

Publikuar më: 13:49 03-10-2018


Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar ne polici. Eni Çobani akuzohet nga nusja e klientes së saj për kërcënim.

Denoncimi është bërë nga Rudina Islamaj e cila pretendon se është kërcënuar nga juristja. Gjithashtu Islamaj kërkon zbardhjen e audio-përgjimit gjatë seancës gjyqësore.

Juristja ndodhej në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar në polici. Sipas Report Tv, Eni Çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.

Eni Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0045368671417236