INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme! Zaev vendos mos ti ‘lutet’ opozitës

Publikuar më: 14:21 03-10-2018

Maqedonia rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev ka vendosur që të mos takohet me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, për diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE u bëri thirrje votuesve që të bojkotonin referendumin duke u shprehur se Maqedonia po bënte një vetëvrasje historike. Mediet maqedonase citojnë një zyrtar të lartë të qeverisë të pohojë se Zaev dhe partia e tij LSDM nuk kanë për qëllim që të bindin me çdo kusht Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese. Pas dështimit të referendumit marrëveshja duhet të kalojë për miratim në parlament. Por aktualisht, shumica parlamentare në Maqedoni ka vetëm 71 vota nga 80 që nevojiten për kalimin e marrëveshjes. Shumica qeverisëse duhen të marr  9 vota nga anëtarët e opozitës. Partia gjermane në pushtet CDU/CSU i bëri thirrje opozitës maqedonase që të mos e bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE.  Forca politike e kancelares Merkel paralajmërojnë se mosarritja e marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043