INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi dështoi, ç’pritet të ndodh në Maqedoni, reagimi BE-SHBA

Referendumi dështoi, ç’pritet të ndodh në Maqedoni, reagimi BE-SHBA

Publikuar më: 17:49 01-10-2018

Edhe pse nuk u kalua shifra e 50 përqindshit e pjesëmarrjes në referendum, rreth 90 përqind e votuesve hodhën votën e tyre pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. E në kushtet kur referendumi nuk arriti të vuloste një vendim tashmë i takon Parlamentit maqedonas të jap verdiktin e tij.

Ishte kryeministri Zoan Zaev I cili ndonëse e cilësoi referebndumin të sukseshëm theksoi se nëse dështojnë bisedimet me opzoitën sa i përket ndryshimebve kushtetuese atëherë alternativë e vetme mbeten zgjedhjet e parakoshshme parlamentare të cilat me shumë gjasë të mbaheshin në nëntor të këtij viti.

“Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Tani, kur kemi shumicë të përcaktuar për Maqedoni evropiane, është koha që deputetët ta ndjekin zërin e shumicë, me qëllim të përshpejtojmë proceset për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme” u shpreh Zaev

E ndonëse shpresat e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit me Greqinë morën një goditje të fortë faktori ndërkombëtar po ashtu shprehet njëzëri se ky është një moment historik që politika të sigurojë të ardhme më të ndritur për vendin.

DASH ka përshëndetur rezultatin e referendumit, ndërsa i bën thirrje Kuvendit të përkrahë implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës në Kuvend.“Tani kur Kuvendi i Maqedonisë do të debatojë për ndryshimet kushtetuese, i bëjmë thirrje liderëve që të ngrihen mbi politikat partiake dhe të mos e lëshojnë këtë mundësi historike për të siguruar të ardhme më të ndritur për vendin thuhet në komunikatën e DASH.

Eurokomisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përgëzoi qytetarët duke thënë se vota pro do të thotë përkrahje e gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Brukseli bëri thirrj që të gjithë aktorët politik dhe institucional të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake.

Në të njëjtën linjë ishte dhe minisitria e Jashtme e Shqipërisë e cila përgëzoi votën e qytetarëve duke nënvizuar se është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit”.

Kryeministri Zaev zhvilloi edhe një bisedë me telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras i cili inkurajoi për te vazhduar përpjekjet në kuvend, duke i garantuar mbështetjen e Greqisë se marrëveshja e Prespës nuk do rrezikohet.

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205