INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia, mes Perëndimit dhe dështimit

Maqedonia, mes Perëndimit dhe dështimit

Publikuar më: 10:50 01-10-2018

Qytetarët e Maqedonisë kanë votuar të dielën në referendum për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës, për emrin kushtetues të Maqedonisë. Pjesëmarrja e votuesve në referendum ishte 36.52 për qind. 91.40 për qind e atyre që votuan janë shprehur pro ndryshimeve në vend. Nga rezultat e publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve shihet se referendumi nuk ka arritur censusin prej mbi 50%. Përfaqësues të koalicionit qeverisës deklarojnë se çështja e emrit tani i delegohet Kuvendit. Por nga ana tjetër opozita maqedonase ka festuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, duke pretenduar se dështimi i referendumit nënkupton edhe dështimin e gjithë marrëveshjes. Kryeministri Zoran Zaev, nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, nëse organi më i lartë përfaqësues dështon ta miratojë marrëveshjen që i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Do të duhen votat e 80 deputetëve për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në mënyrë që kjo marrëveshje të kalojë. Edhe pse referendumi ka karakter konsultativ, bazuar në dispozitat kushtetuese të Maqedonisë, dalja duhet të jetë mbi 50 për qind. Kjo ka nxitur interpretime të ndryshme, nëse me më pak se 50 për qind referendumi do të konsiderohej i dështuar ose jo.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047