INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Publikuar më: 09:14 31-07-2018

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë më herët fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

Nxënësit francezë deri më tani nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat.

Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607