INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca dhe Danimarka kualifikohen mes ''vërshëllimave'', Peru largohet me fitore, mësoni me kë do të përballen në 1/8-at [VIDEO]

Franca dhe Danimarka kualifikohen mes ''vërshëllimave'', Peru largohet me fitore, mësoni me kë do të përballen në 1/8-at [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 26-06-2018

Franca nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e tretë në grupin C, duke e mbyllur në vendin e parë. Në “Luzhniki Stadium” Diedier Deschamps hodhi në fushë ndaj Danimarkës, disa prej futbollistëve që kanë pasur më pak hapësira në dy ndeshjet e para.

Griezmann dhe Dembele formuan dyshen pas Giroud, por francezët ishin shumë pak të rrezikshëm në portën e danezëve. Rastin më të mirë e ka Danimarka në minutën e 30-të, me Cornelius që krijon mjaft mirë hapësirën për Eriksen, i cili ndalet nga Mandanda në momentin e fundit.

Fraksioni i dytë është shumë i dobët, teksa tifozët vërshëllejnë në disa raste lojën e dobët të Francës, që shpesh herë mbyllet në mbrojtje. “Gjelat” në raundin tjetër do të përballen me ekipin që do të renditet në vendin e dytë në grupin D, kurse Danimarka me vendin e parë në Grupin D.

Peruja ka fituar ndeshjen e nderit ndaj Australisë me rezultatin 2-0. Ishte një fitore e merituar e peruanëve, të cilët kanë shfaqur një futboll tërheqës në këtë Botëror, dhe me pak fat dhe eksperiencë mund të kishin luftuar për një vend në 1/8-at.

Gjithsesi, ndeshja ndaj Australisë tregoi nivelin real të skuadrës ameriko-latine e cila do të largohet në shtëpi me një fitore që padyshim do të bëjë krenarë të gjithë popullin e Perusë. Shte sulmuesi i Watford Carillo ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18’ falë një goli spektakolar.

Pas pushimit, legjenda Guerrero ka shënuar golin e qetësisë për peruanët të cilët e mbrojtën mirë rezultatin deri në fund të takimit. Një Australi zhgënjyese, e cila shënoi dy gola këtë turne, të dy nga pika e bardhë e penalltisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277