INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e taksës doganore, Vuçiç thirrje Prishtinës: Tregohuni të matur, tërhiqni vendimin!

Rritja e taksës doganore, Vuçiç thirrje Prishtinës: Tregohuni të matur, tërhiqni vendimin!

Publikuar më: 11:31 22-11-2018

Beogradi është përballur me një natë të stuhishme pasi Prishtina vendosi të rris në 100 për qind taksë doganore për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këshilli për Sigurinë Kombëtare u mblodh me urgjencë, ndërsa para kësaj, presidenti serb Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës të vendosur në Beograd, pastaj me ata nga BE dhe SHBA dhe aleatët e tyre "Quint". Vuçiç ka specifikuar se Serbia nuk do të imponojë ndonjë kundërmasë sepse, si një partner i besueshëm, nuk dëshiron të shkelë marrëveshjen  SAA të BE-së apo marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë CEFTA. Kreu i shtetit serb tha se ai priste që vendet e BE-së mbi të gjitha të tregojnë për Prishtinën papranueshmërinë e lëvizjeve të saj të njëanshme, që rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit dhe rrezikojnë paqen në rajon. Të gjitha organet serbe do të jenë në gatishmëri për të reaguar, ndaj lëvizjeve të pamenduara të autoriteteve të Prishtinës, vazhdoi ai. Presidenti përsëriti se kompromisi dhe dialogu janë ende mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Më parë, Vuçiç u tha gazetarëve se masa e Prishtinës kishte krijuar "situatën më të vështirë për Serbinë në dhjetë vitet e fundit, më e keqe se sa (luftën tregtare) me Kroacinë në vitin 2015". Ai i bëri thirrje Prishtinës të anulojë këto masa dhe shtoi se dialogu ishte një përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës. "Shqiptarët, të matur, kemi nevojë për paqe, ju lutem, tërhiqni vendimet tuaja"- ishte mesazhi që dha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883