INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida e policëve, të performojnë ‘Upton Funk’ të Bruno Mars [VIDEO]

Sfida e policëve, të performojnë ‘Upton Funk’ të Bruno Mars [VIDEO]

Publikuar më: 18:03 10-07-2018

Nuk është e zakontë të shohësh policë që kërcejnë, pasi pamja e tyre në të shumtën e rasteve tregon autoritet.

Por një tjetër panoramë na ofrojnë policët në Norfolk në Virxhinia.

Ata kanë pranuar sfidën e kolegëve të Teksas dhe kanë performuar në playback këngën e Bruno Mars “Upton Funk”.

Zjarrfikës por edhe agjentë të policisë kanë shkëlqyer në performancën e tyre.

Jo vetëm kanë kënduar por edhe kanë kërcyer. Shfaqja e tyre ka nisur nga zyrat për të përfunduar në parkimin e kazermës.

Në statusin në Facebook të departamentit shkruhet: U argëtuam pafund duke xhiruar këtë video. Tani sfida i takon departamentit në Seattle”

Mesa duket autoritetet kanë hapur një sfidë shumë interesante, ndërsa video ku policët kërcejnë po pushtojnë rrjetet sociale.

Me të vërtetë shumë interesantë.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332