INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bruno Mars publikon datat e turit botëror. Ja vendet më pranë Shqipërisë [FOTO / VIDEO]

Bruno Mars publikon datat e turit botëror. Ja vendet më pranë Shqipërisë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 23:00 15-11-2016

Bëhuni gati, rregulloni axhendën, sepse Bruno Mars po sjell magjinë e tij në disa vende shumë pranë jush. Artisti i mirënjohur do të nisë turin e tij botëror 2017 në mbështetje të albumit të tij të fundit “24K Magic”. Epo një rikthim të tillë nuk e kishim imagjinuar.

Mars publikoi në Instagram një listë të plotë datash në Europë dhe Amerikën Veriore duke filluar nga 28 marsi në AntWerp të Belgjikës për ta përfunduar me 11 nëntor në Los Angeles. Albumi i tij “24K Magic do të lançohet me 18 nëntor, dhe vjen pas “Unorthodox Jukebox” album që ishte në vend të parë në Billboard 200. Bruno do të performojë në disa shtete të Europës si Holandë, Irlandë, Spanjë, Francë, Portugali, Gjermani, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Austri dhe fare pranë Shqipërisë, në qytetet Bolonja dhe Milano të Italisë. Biletat për koncertet e tij në Itali dalin në shitje të hënën e 21 nëntorit.

Nëse jeni në mëdyshje, mjafton të shikoni performancën e tij të fundit në MTV European Music Awards.

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443