INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi në spektaklin e Victoria's Secret: Nga supermodelet në intimo tek reçipetat 2.4 milionë dollarëshe! [FOTO]

Çfarë ndodhi në spektaklin e Victoria's Secret: Nga supermodelet në intimo tek reçipetat 2.4 milionë dollarëshe! [FOTO]

Publikuar më: 12:03 01-12-2016

Bëhet fjalë për jo më pak se një prej eventeve më prestigjoze të modelingut përreth botës, në mos më prestigjozi prej të gjithëve.

Por natyrisht që spektaklin nuk e bën vendi, sado magjik i Grand Palais në Paris, por superyjet që i bëjnë të gjithë ta ndjekin. Dhe me emra si Gigi Hadid, Bella Hadid (së cilës i këndoi ishi The Weeknd kur po parakalonte) dhe Kendall Jenner që së bashku kanë më shumë ndjekës se gjithë pjesa tjetër, interesi është i garantuar për Victoria’s Secret Fashion Show.

gigi0.jpg

bella0.jpg

kendall0.jpg

Supermodelet e momentit iu bashkuan engjëjve veterane si Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima, të dyja 35 vjeçe, në një paradë spektakolare ku yjet e pasarelës shfaqen të gjitha në linjat më seksi të të brendshmeve.

alessandra0.jpg

adriana0.jpg

Me pak fjalë, gjithçka që mund të kërkosh nga një spektakël. Po t’i shtosh kësaj performancat e superyjeve të muzikës si Lady Gaga, The Weeknd dhe Bruno Mars, atëherë kthehet në një event për të mos u humbur në asnjë mënyrë.

singers.jpg

Ndër pjesët më të veçanta të mbrëmjes së madhe përfshihet natyrisht modelja kaliforniane Jasmine Tookes që mbajti një palë reçipeta smeraldi dhe diamanti me vlerën tronditëse të 2.4 milionë dollarëve dhe peshën e 450 karatëve.

jasmine0.jpg

Aty spektakli mbajti frymën, dhe rifilloi në debutimin e madh të Irina Shayk në pasarelën e këtij eventi. Kjo deri në momentin kur vuri re se rusja superseksi ishte pak më ndryshe se zakonisht, me një bark pak më të fryrë dhe pak më...shtatzënë. 

irina0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881