INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëborë pushton vendin, akset ku kalohet me zinxhirë

Dëborë pushton vendin, akset ku kalohet me zinxhirë

Publikuar më: 11:21 04-01-2018

Një pjesë e mirë e vendit tonë kryesisht Veriu e Juglindja janë zgjuar të pushtuar nga dëbora.

Shumë prej fshatrave veriorë janë bllokuar për shkak të dëborës. Po ashtu edhe në shumë akse ka patur vështirësi në qarkullim.

Ndërkohë policia u bën apel të gjithë drejtuesve që të kalojnë me zinxhirë në akset rrugore të mëposhtme:

Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445