INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në zonat e bllokuara nga dëbora dhe ngricat…

Çfarë po ndodh në zonat e bllokuara nga dëbora dhe ngricat…

Publikuar më: 11:11 20-01-2017

Edhe pse gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka mbizotëruar mot i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dobëta, situata emergjente s’ka përfunduar pasi ka ende zona të bllokuara.
Në qarkun e Dibrës i bllokuar vijon të jetë aksi Peshkopi - Lurë. Në Lezhë vetëm fshatrat Nenshejt dhe Lajthizë të Njësisë Administrative Orosh.
Në Shkodër akset rrugore të bllokuara janë: Qafë Thore - Theth ; Kryezi - Iballë (Fushë Arrëz).
Akset rrugore të bllokuara në bashkinë Kukës janë ata të Njësisë Administrative Arrën, me gjithë fshatrat përbërës dhe Njësisë Administrative Topojan.
Në bashkinë Tropojë të bllokuara mbeten akset rrugore të Njësisë Administrative Lekbibaj, të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër si dhe të Njësisë Administrative Bujan.
Emergjencat kanë shpërndarë pako ushqimore në zonat e thella të Lezhës pasi banorët e disa fshatrave nuk lëvizin dot prej gricave.
Ndërsa në qarkun Korçë akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë Korçë – Dardhë, Korçë - Voskopojë, Ersekë – Leskovik, Liqenas - Dogana – Goricë, Korçë - Dogana – Kapshticë.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049