INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batuta e Trump në darkën e inaugurimit dhe Melania në një fustan rrezatues [FOTO/VIDEO]

Batuta e Trump në darkën e inaugurimit dhe Melania në një fustan rrezatues [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:03 20-01-2017

Donald Trump-it iu bashkua gruaja e tij Melania në darkën e tij të fundit si president i zgjedhur, ku ai foli me shumë entuziazëm për inaugurimin e tij.

Biznesmeni 70 vjeçar u prezantua në skenë në Union Station në Washington nga Zëvendës Presidenti i tij, Mike Pence, pak para oërës 9 të darkës pas një dite shumë të zënë në kryeqytet. Në krahun e tij shkëlqente bashkëshortja e tij 46 vjeçare, Melani, e cila u shfaq me një fustan të gjatë, të artë dhe rrëzëllitës të dizejnuar nga Reem Acra. Trump mori një pamje triumfuese ndërkohë që kapi mikrofonin për një fjalim final përpara se të bëhet Presidenti i 45 i ShBA. Në mes të falenderimeve për stafin e tij dhe thumbimet për ish-rivalen Hillary Clinton, ai dhuroi dhe një batutë mbi inaugurimin e ditës tjetër që mori të qeshurat e gjithë sallës. “Mund të bjerë shumë, mund të mos bjerë shi. Nuk më bëhet vonë. Nuk ka rëndësi. Nëse bie me të vërtetë, do të jetë OK pasi njerëzit do të kuptojnë se këto janë floëkt e mi të vërtetë. Do bëhet rrëmujë, por të paktën do të shohin se janë vërtetë flokët e mi.” ishin fjalët e tij. Një mbyllje e stilit Donald Trump.

donmel1.jpg

donmel2.jpg

donmel3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596