INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Vlorë autori i vrasjes së trefishtë

Arrestohet në Vlorë autori i vrasjes së trefishtë

Publikuar më: 10:56 20-01-2017

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 3-fishtë që ka ndodhur në vitin 2013, Delin Hajdaraj.
26 vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje dhe u kap  një pallati që kishte marrë me qira në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Vlorë. Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me Leo Osmenin 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Plazhin e Kalasë, kanë vrarë Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që Delia dhe miku i tij kishin pasur me disa djem fierakë, pasi kishin ngacmuar motrën e Leo Osmenit.
Të tre  viktimat ishin rastësorë dhe nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin e tyre e po pushonin në plazh.
Policia e Vlorës, duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, kërkoi ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit Pistoletë TT, një silenciator, një krëhër të mbushur me fishekë, 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm dhe 2 aparatë celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844