INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vendosin emrin fëmijës Donald Trump, farefisi i dëbon

I vendosin emrin fëmijës Donald Trump, farefisi i dëbon

Publikuar më: 16:52 16-03-2018


Një çift nga një fshat i vogël në Afganistan pagëzuan fëmijën e tyre të sapolindur me emrin Donald Trump. Kur gruaja e Asadullah Poya lindi fëmijën e tyre të tretë ai mendoi menjëherë që ti vendoste emrin e biznesmen të famshëm me dëshirën që të ishte i pasur si Donald Trump, por ky vendim u solli telashe. Mendoi ti vendoste emrin e Donald Trumpit jo si politikan i sapolindur, i cili në atë kohë ishte duke zhvilluar fushatën presidenciale të vitit 2016, por Donald Trump si biznesmen i famshëm. Ai sapo kishte lexuar një përkthim veprës "Trump: How To Get Rich", botuar në vitin 2004. Në fakt, të afërmit e tyre dhe fqinjët ishin aq të hidhëruar me vendimin e kësaj familjeje, duke i dhënë fëmijës një emër jo mysliman dhe babai i fëmijës Asadulah Poja u detyrua së bashku me familjen të zhvendoset në Kabul. Ai ka marrë kërcënime për vdekje përmes internetit.

Article Logic
Execution time: 0.0058541297912598