INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllait të Edi Ramës ‘’i vjedhin’’ identitetin

Vëllait të Edi Ramës ‘’i vjedhin’’ identitetin

Publikuar më: 17:17 16-03-2018

Vëllait të Kryeministrit Edi Rama, Olsit i kanë “vjedhur” identitetin, duke hapur një profil fallco me fotot e të dhënat e tij. Vëllai i kryeministrit, me atë rast na tregon se ka edhe halle në jetën reale, të cilave po u shtohen edhe hallet virtuale, shkruan Newsbomb.
“Halleve të jetës reale ju shtohen dhe problemet e botës virtuale, ndaj ndjesë dhe njëherë për shqetësimin”, shkruan Olsi Rama ndërsa e ndan këtë lajm me të gjithë.
"Miqtë e mi, ndjesë që më duhet të raportoj një rast flagrant vjedhje identiteti, por dikush me pafytyrësi ka hapur një profil fallco me fotografitë dhe statuset e mija. Ky person tani për tani I identifikueshëm si Berat Beratas, por që ky emër mund të ndryshohet shumë kollaj, ju bën friend request miqve të mi. Ju lutem mos e pranoni, por raportoheni menjëherë tek Facebook. Unë kam vetëm një llogari në këtu dhe nuk kam ndërmend të hap tjetër, për më tepër miqtë e mij mund ti kontaktoj me telefon dhe nuk kam nevojë për Facebook messenger, ndaj çdo kërkesë nga ana e këtij individi injoroheni. Halleve të jetës reale ju shtohen dhe problemet e botës virtuale, ndaj ndjesë dhe njëherë për shqetësimin", përfundon lajmërimin e tij Olsi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604