INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video që po bën xhiron e rrjetit: Trump bëhet “modern”, kujdeset për Macron dhe e puth para gjithë botës [VIDEO]

Video që po bën xhiron e rrjetit: Trump bëhet “modern”, kujdeset për Macron dhe e puth para gjithë botës [VIDEO]

Publikuar më: 20:39 24-04-2018

Trump sapo na tregoi anën e tij të mirë dhe e gjithë bota po flet për të!

Presidenti Donald Trump priti sot me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin francez Emmanuel Macron. Dihet tashmë që Trump dhe Macron kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetritn dhe nuk hezitojnë që këtë afrimitet ta shfaqin edhe para kamerave.
Trump përveçse është kujdesur që Macron të ketë një pritje presidenciale siç i ka hije, ai madje i ka kushtuar vëmendje edhe pamjes së presidentit francez, duke i pastruar xhaketën ndërkohë që ai po përgatitej për konferencën e shtypit.

Të dy udhëheqësit folën për miqësinë shumëvjeçare mes të dy vendeve, duke theksuar çështjet madhore që i bashkojnë të dy vendet: demokracia, pluralizmi dhe kundërvënia ndaj politikave të rrezikshme nacionaliste. Por Trump i tejkaloi pritshmëritë pasi u tregua më miqësor se kurrë duke i dhuruar puthje e përqafime presidentit Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0066008567810059