INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbora mbulon Ballkanin perëndimor. Moti i keq shkakton probleme serioze në qarkullim

Dëbora mbulon Ballkanin perëndimor. Moti i keq shkakton probleme serioze në qarkullim

Publikuar më: 13:09 15-11-2017

Dëbora dhe moti i ftohtë, që mbuluan pjesën veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik këtë fillim jave, shkaktuan probleme serioze në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Agjencia e lajmeve në Sofie shkruan se Kroacia u përball që në fillim të javës me një stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio. Pika e kontrollit Pasay në kufirin kroat me Slloveninë është mbyllur, njoftoi kanali televiziv i Shkupit A1 On. Edhe në Slloveni, situata është komplikuar nga situata e ashpër atmosferike e kjo u pa qartë sidomos në rrugën Lubjane-Koper, ku trafiku pësoi ngërçe të mëdha. Temperaturat ranë ndjeshëm dhe në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, ku bora nisi të hënën, por meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të rriten dhe do të mbulojnë pjesën tjetër të vendit. Pritet që shtresa e saj të mbërrijë në 15 centimetra. Autoritetet boshnjake vendosën të aktivizonin alarmin e verdhë për Sarajevën dhe pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që të rritet ndjeshëm edhe niveli i lumenjve në Mal të Zi, ku shiu pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim, ndonëse me intensitet më të dobët. Mot i vrenjtur dhe i ftohtë regjistrohet edhen Serbi. Malet dhe lartësitë në jugperëndim të vendit pritet të mbulohen me borë.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605