INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhet vodka më e shtrenjtë në botë

Vidhet vodka më e shtrenjtë në botë

Publikuar më: 12:35 04-01-2018

Policia daneze po heton vjedhjen e shishes së vodkës më të shtrenjtë në botë me vlerë 1.3 milion dollarë. Shishja ishte e përbërë nga materiale ari dhe argjendi, ndërsa tapa e mbushur me diamante. Ajo ishte vendosur në një lokal në Kopenhagen që koleksiononte vodka. Pronari i barit Brian Ingberg tha se shishja e vodkës ka qenë pjesë e filmit House of Cards. CCTV publikoi një video një person që rrëmben shishen e vodkës dhe ikën nga bari. Vjedhja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Nuk dihet nëse hajduti hyri me forcë apo kishte çelës të lokalit. “Unë kam marrë nga Rusia në Fabrikën Dartz, e cila bën makinat dhe vodka më të shtrenjta në botë. Ajo ka qenë në koleksionin tim për një gjysmë viti, por jo më,”-tha pronari i Café 33 Bar. Shishja përmbante 3 kg ari dhe argjendi si edhe ishte e zbukuruar me një copë lëkurë të vitit 1912.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596