INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra natyrale për të eliminuar aromën e pakëndshme të këmbëve

Mënyra natyrale për të eliminuar aromën e pakëndshme të këmbëve

Publikuar më: 11:27 21-04-2016

Era e keqe e këmbëve mund të vijë si pasojë e çorapeve apo këpucëve të papërshtatshme. Ky është një problem që prek shumicën e njerëzve, sidomos ata që mbajnë të veshura këpucët gjatë gjithë ditës.

Ja disa mënyra të thjeshta për të eliminuar këtë problem.

Uthull molle: prania e acideve acetike dhe fenolike në uthull e bëjnë atë një mjet të shkëlqyer antibakterial, e për pasojë heq erën e keqe të këmbëve.

Shtoni gjysmë gote uthull molle në një legen me ujë të vakët dhe mbajini këmbët për 20 minuta në ujë. Përsëriteni këtë procedurë 2­3 herë në javë.

Vodka: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë efektive. Hidhni një filxhan vodka në ujë dhe era e keqe e këmbëve do të zhduket. Mbajini këmbët në ujin me vodka për 20 minuta.

Ujë me kripë: kripa është e mbushur me natrium dhe për pasojë mund të ndihmojë.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215